Chelsea i është kthyer fitoreve në Premier Ligë duke mposhtur Watfordin me rezultat 1-2.

Rastin e parë për gol e kishte Williani në minutën e 10, ndërsa dy golat e parë erdhën në minutat shtesë. Së pari shënoi Eden Hazard pas një pasimi nga Mateo Kovacic, ndërsa Robero Pereyra barazoi rezultatin 1-1.

Hazard i dha fitoren Bluve me një gol nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e katër me 40 pikë, kurse Watfordi në pozitën e nëntë me 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Brightonit. Golin e vetëm për Topçinjtë e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang (7′), kurse për vendasit shënoi Jurgen Locadia (35′). Arsenal renditet i pesti me 38 pikë ndërsa Brightoni renditet i 13  me 22 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: