Shkarkimi i Antonio Kontes i ka kushtuar Çelsit plot 31.2 milionë euro! Kjo është ajo që publikojnë mediat angleze në lidhje me bilancin e klubit londinez, që ka nxjerrë në dritë dhe kostot e shkarkimit të bërë në verën e vitit 2018, një shifër që e ka çuar në mbi 90 milionë euro shumën që Abramoviç ka paguar për trajnerët e shkarkuar nga viti 2004 deri më sot.

Pavarësisht titullit kampion, martesa mes Kontes dhe Çelsit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme me palët që përfunduan në gjykatë. Trajneri salentin më pas ngriti padi ndaj klubit londinez, që nuk kishte dashur të paguante vitin e fundit të kontratës duke akuzuar për shkelje të ndryshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: