Largimi i Mauricio Sarrit detyroi drejtuesit e bluve të Londrës të vihen menjëherë në kërkim të emrit që do të pasonte italianin në stolin e Çelsit. Në “Stamford Bridge” nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar një të shtëpisë, Frenk Lampardin, ish-mesfushorin dhe kapitenin e Çelsit, sot trajner i Derbi Kauntit.

Mediat britanike konfirmojnë se ish-kapiteni ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin e Abramoviçit, ndërsa nuk bëjnë të ditura detaje financiare. Prezantimi i Lampardit si trajneri i ri i Çelsit pritet të bëhet javën e ardhshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb