NBA regjistroi një nga fitoret më të thella këtë sezon. Ekipi kryesues i Lindjes, Boston Celtics mposhti 139-96 ndaj Brooklyn Nets, sfidë ku diferencën e bëri Tatum, me 31 pikë. Plot 43 pikë diferencë dëshmojnë dominimin e vendasve, që po e mbyllin sezonin e rregullt në krye, ndërsa Nets mbeten në vendin e katërt.

Në Perëndim, Memphis Grizzlies u rikthehet humbjeve, pasi u mund 122-112 nga Portland Trail Blazers, por qëndron i dyti në Perëndim. Për miqtë u dallua Lillard me 42 pikë e 10 asist.

Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u mund 119-114 nga Minnesota, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet. Stephen Curry realizoi 29 pikë e 10 rebound për Warriors, por që nuk mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dalluan Russell me 29 pikë dhe Edwards me 27.

Utah Jazz, falë 28 pikëve e 13 rebound të Markkanen, mundi 131-128 Toronto. VanVleet regjistroi një triple double, me 34 pikë, 12 rebound, 10 asist, por që nuk mjaftuan për ekipin kanadez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb