Eksperti i Sigurisë Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se operacioni i shpëtimit të fëmijëve në Siri ishte i vështirë.

Ai tha se celulat atje bëjnë ligjin, duke shtuar se Shqipëria ka negociuar me qeverinë libaneze, për shkak të situatës së ndërlikuar në Siri.

“Kosova ndërhyri me Amerikën dhe i shpëtoi shpejt njerëzit e vet. Por duhet thënë se edhe marrëdhëniet mes kurdëve dhe SHBA janë acaruar disi tashmë, madhe edhe situata mes qeverisë siriane dhe kurdëve është problematike. Është arritje, është infrastrukturë për të vazhduar më tej. Celulat atje bëjnë ligjin. Gjithsej në konflikt kanë qenë rreth 140 shqiptarë të Shqipërisë, jo shifër e madhe në raport me popullatën.

Janë 73 tani atje, pasi të tjerët janë kthyer në forma të ndryshme. Duke qenë se situata në Siri është e agravuar dhe ka probleme, qeveria shqiptare ka negociuar me qeverinë libaneze. Ka pasur shumë që kanë shkuar për para, disa kanë shkuar të indoktrinuar. Unë e vlerësoj si operacion të suksesshëm dhe mendoj se do të vazhdojë. Kurdët atje nuk të lejojnë pa përfunduar procedurat e tyre”, tha Shala.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb