NGA RASHELA SHEHU

TIRANË- Mbi 200 ankesa për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë i janë drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë vitit 2017. Numri i ankesave ka pësuar rritje me 50 të tilla më shumë se një vit më parë.

Kreu i Komisionit, Besnik Dervishi, tregon se numri më i madh i ankesave i faturohen institucioneve publike.

Sipas raportit të 2016, ankesat e qytetarëve kanë objekt: “Publikimin e të dhënave personale në media dhe në faqet zyrtare në internet të kontrolluesve, përhapjen e paligjshme të të dhënave personale nga institucionet publike (Policia e Shtetit, vendosja e kamerave në mjedise publike etj)”.

Ndërsa për shkeljet e bëra ndaj ligjit të informimit dhe cenimit të të dhënave personale, komisioneri ka vendosur 50 gjoba.

Konferenca “Mbrojtja e te dhënave – së bashku më mirë” vjen në një moment kyç, kur së shpejti hyn në fuqi rregullorja e përgjithshme BE për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo ngarkon autoritetin shqiptar të përafrojë legjislacionin me standardet e reja të BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb