Anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja teksa komentoi përgjigjen e Policisë së Shtetit, e cila refuzoi kërkesën e PD-së për të protestuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë më 6 dhjetor, datë kur mbahet dhe samiti BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë, theksoi se në atë kthim përgjigje ka një gabim.

I ftuar në “Open” në Neës24 Kraja tha se në këtë kthim përgjigje policia ka bërë një gabim të rëndë, që i referohet nenit 62 të kushtetutës që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Përgjigja e policisë ka në përmbytjen e saj një gënjeshtër. Në të citohet neni 62 i kodit penal, që nuk është i vlefshëm më. tregon ose mungesë profesionalizmi, Juristët duhet të ishin thelluar, aty përmendet neni 62, që është rrëzuar nga Gjykata kushtetuese. Po e politizojnë këtë çështjes. Spektakli i Ramës është që të krijojë iluzionin se përfaqësuesit e BE janë me të. Siguria kombëtare nuk cënohet nga fjala e lirë.”, tha Kraja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb