Presidenti Ilir Meta reagon i shqetësuar pas kronikës së përgatitur nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhej se institucionet shqiptare vështirësuan edhe më shumë dhënien e informacionit gjatë periudhës së pandemisë.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se “Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm”.

Më tej, Kreu i Shtetit thekson prerë se “Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes”.

Reagimi i Metës:

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilave “e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

? “Zëri i Amerikës”: Shqipëri, institucionet refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët
?
https://www.zeriamerikes.com/a/5510003.html…

? DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb