Ngrohja globale dhe rritja e nivelit të ujit në liqene apo laguna ka ndikuar në uljen e numrit të shpendëve ujorë në Liqenet e Dumresë në Elbasan. Ky pohim konfirmohet nga rezultatet e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, zhvilluar në liqenet dhe lagunat e vendit. Sipas Drejtorit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Elbasan këtë vit janë evidentuar rreth 200 shpendë ujorë më pak, krahasuar me censusin e vitit të shkuar.
Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 860 shpendë, të përbërë nga 18 lloje, ku dominojnë karabullakët, rosat e ndryshme dhe çafkat.
Në të gjithë Shqipërinë nga rezultatet e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025 janë evidentuar 61 lloje shpendësh, 5 prej tyre specie të reja që dimërojnë në liqene dhe laguna.