Një central energjetik në distriktin Belgorod, në rajonin rus me të njëjtin emër, është goditur nga një dron dhe është në flakë.

Kështu njoftoi sot në Telegram guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.

“Një nga objektet energjetike të distriktit Belgorod është në flakë,” -shkroi Gladkov, duke shtuar se sipas informacioneve paraprake zjarri filloi nga “një pajisje shpërthyese e rënë nga një dron. Nuk pati viktima. Asnjë shërbim nuk u shkëput. Operacionet shërbimet janë duke punuar në vend.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb