Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu deklaron se qeveria përveçse po mohon të drejtën për t’u testuar për të evidentuar rastet me COVID-19, por nuk po lejon as lëvizjen e lirë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu teksa merr shembullin e Greqisë, e cila do të ndërmarrë nismën për sezonin turistik, ku të huajt që do të hyjnë do të jenë të pajisur me ‘pasaportat e shëndetit’, thekson se në vendin tonë situata nuk po menaxhohet me profesionalizëm.

“Ne fakt me kete centralizim ekstrem, krejt te kunderte nga parimet e shkences e te te drejtave, edhe donacioni nga BE me 20000 kite komprometohet ne objektivat e eficiencen e tij.”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Mohimi i te drejtes per tu testuar, mohim dhe i levizjes se lire!
Sot Ministri i Turizmit te Greqise, Z. Theoharis, deklaroi se sfida e turizmit ne ate vend do te jete ai i “sigurte”, nepermjet hyrjes se vizitoreve te pajisur me “pasaportat e shendetit” nga vendet e origjines.
Sipas tij kjo tashme po diskutohet ne nivelet e BE per tu kthyer ne nje norme europiane te levizjes; dhe ketu eshte fjala per testimet imunologjike (IgG, IgM, IgA) se bashku me ato virusologjike (tampon).
Me gjithe insistimin tone keto testime vazhdojne te jene “molle e ndalueme” per publikun duke shkelur keshtu te Drejtat Themeltare te Njeriut, nder te cilat sic e kemi paralajmeruar edhe levizjen e lire neser.
Nqs nuk implementojme parimin test, test, test, imunologjik e virusologjik, duke decentralizuar procesin, aktivizuar kapacitetet tona laboratorike ne vend, dale nga hermetizimet e rrezikeshme, jo vetem nuk mund te menaxhojme me profesionalizem situaten e “hapjen” e as te ecim drejt “pasaportes se shendetit”, por me mungesen e plote te trasparences, te kontrolleve te shume fishta etj, krijojme hije te medha dyshimesh, qe neser do te behen pengese edhe per “hapjen” e kufijeve.
Ne fakt me kete centralizim ekstrem, krejt te kunderte nga parimet e shkences e te te drejtave, edhe donacioni nga BE me 20000 kite komprometohet ne objektivat e eficiencen e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb