Në konferencën “Gruaja Streha e Familjes”, “Century 21 Albania” trajtoi temën e fuqizimit të rolit të gruas në Menaxhimin e Industrisë së Paluajtshme si dhe fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare përmes pronës. Eventi i veçantë bëri bashkë profesionistet më influencuese të industrisë imobilare e jo vetëm ku në fokus ishte lidershipi, inspirimi, promovimi dhe fuqizimi i grave dhe vajzave në këtë fushë.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, “Century 21 Albania” vazhdimisht ka mbështetur zhvillimin e dhe fuqizimin e gruas duke e përkrahur dhe promovuar karrierat e tyre. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave janë në poste drejtuese ndërsa konsulentet imobilare kanë shkëlqyer në krahasim me konkurrentet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Satistikat tregojnë se 40% e punonjësve janë gra dhe vajza duke e zvogëluar gjithmonë e më shumë hendekun gjinor. E pranishme në treg prej 15 viteve “Century 21 Albania” operon me 38 zyra në gjithë Shqipërinë.

Në pjesën e parë të Konferencës, disa prej grave më të suksesshme të rrjetit lider të industrive të paluajtshme në Shqipëri, “Century 21 Albania”, ndanë me të ftuarit eksperiencën, sfidat dhe rrugëtimin e tyre në një industri që ka qenë historikisht e dominuar prej meshkujve. Prof. Edit Bregu, Arlinda Kore, Adelina Mahmutaj Fjorina Çekani nen moderimin e Kristina Papajani folën mbi sfidat e të qenit pjesë e kësaj industrie, ku theksuan mbështetjen dhe fuqizimin e jashtëzakonshëm që kanë gjetur si pjesë e rrjetit “Century 21 Albania”.

Pjesëmarrëse ne panelin e dyte te konferencës, moderuar nga zonja Jori Vila ishte edhe drejtoresha e strehimit social në bashkinë Tiranë Edina Rrokaj që preku programet e strehimit ku në fokus janë gratë dhe vajzat në vështirësi, sakaq zonja Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas foli për politikat më urgjente për fuqizimin e rolit ekonomik të gruas.

Më tej Rudina Murati, Elena Balliu dhe Klodiana Ajazi diskutuan për mundësitë e Sistemit Bankar për fuqizimin dhe kreditimin e grave por edhe prekën një temë të mprehtë duke thënë se vetëm 19% e grave në vend zotërojnë prona. Penalistet diskutuan për faktorin fuqizues që ka prona në emancipimin e grave që do të sillte dhe emancipim ekonomik të gjithë shoqërisë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb