Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për të shpallur non grata dy  zyrtarë rusë.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur non grata.

Në janar qeveria shqiptare e shpalli Alexey Krivosheev person non-grata, duke argumentuar se ky i fundit ka “shkelur vazhdimisht masat e COVID-19”.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: