Në emisionin “Dritare me Rudinën” ditën e sotme në News24, ku po diskutohen qëndrimet e Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa orë para mbërritjes së eshtrave të tij, pjesë e diskutimit ishte dhe Odise Porodini, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Veterenavë të LANÇ (Lufta Anti-Naziste Clirimtare).

Porodini foli me fjalë të ashpra ndaj Frashërit, duke e quajtur kriminel. “Duhet të ishte pushkatuar si tradhtar i popullit shqiptar,” tha ai.

“Mid’hati në veprimtarinë politike, ishte kundër vendit. Nuk meriton ceremoni shtetërore. Merita ka vetëm për veprimtarinë krijuese. Rama të mendohet mirë se do të përballet me pasojat. Vendimet për veprime të mëtejshme do i marrin strukturat tona. S’jemi aspak dakort për ceremoninë e kthimit të eshtrave. Nëse bëhet ceremoni mbani parasysh pasojat,” u shpreh ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb