Kreu i grupit parlamentar tw Partisw Socialiste, Taulant Balla ishte sot i pranishwm nw ceremoninë përkujtimore në nder të Prof.Dr. Luan Hajdaragës, e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Maqedoni.

“Luan Hajdaraga i dha Partisë Socialiste një kontribut të vyer në formësimin tonë si një forcë social-demokrate evropiane. Ai vendosi gjithashtu një urë të fortë komunikimi dhe bashkëveprimi me shqiptarët që jetojnë në këtë anë të kufirit, sepse vetë origjina e tij ishte nga këto vise. Do ta kujtojmë Luanin si një nënkryetar partie të zot në vitet e vështira të opozitarizmit ‘92-‘97, Ministër Mbrojtje gjatë luftës së Kosovës, në diplomacinë shqiptare dhe si koordinator i Këshillit të të Urtëve për ne brezin më të ri në drejtimin e Partisë Socialiste.” U shpreh Balla nw fjalwn e tij.

Whatsapp Image 2018 11 23 At 14.36.56 (1)

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, ish-Kryeparlamentari, z.Namik Dokle, deputeti socialist Anastas Angjeli, kryetarët e bashkive: Elbasan, Pogradec dhe Strugë, si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb