TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi personalitetet shqiptare ndër vite, që kane dhënë kontribut me veprën e tyre në fusha të ndryshme të artit dhe shkencës.

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Ballatin e Brigadave, ku ishin të pranishëm edhe figura të njohur të artit apo kulturës shqiptare, Presidenti tha se brezat e rinj kanë nevojë për shembuj pozitive.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani shprehu vlerësim dhe nderim për të gjithë ato figura që me veprën e tyre e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të popullit tonë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen personale dhe institucionale për modelet frymëzuese që këto personalitete kanë dhënë gjatë gjithë jetës së tyre. Kanë kërkuar më të mirën, kontributin dhe pa pritur asnjë përfitim në shkëmbim të këtij kontributi”, tha Nishani.

Në ditët e sotme, vijoi ai, përveç problemeve të ndryshme jetike, plagëve shoqërore, kam vënë re se, shoqëria jonë, veçanërisht të rinjtë vuajnë apo ndjejnë nevojën për shembuj pozitive,

“Shpreh vlerësim për kontributin e tyre pa shkëmbime materiale. Këta heronj të heshtur janë frymëzim. Shqiptarët kanë vuajtur për liri, kanë vuajtur shumë në diktaturë. Sporti, arti e kultura ishin ushqim gjatë diktaturës”, tha Presidenti Nishani, ndërsa theksoi se, “kjo plejadë heronjsh të heshtur janë frymëzim per brezin e sotëm”.

Nishani tha se, “gjurmët e pasuria që na kanë lënë, këta heronj, do të na shërbente për shumë drejtime. Se pari për konsolidimin dhe ruajtjen e vlerave tona për pasurimin e trashëgimisë tonë historike dhe së treti për përsosjen e shoqërisë shqiptare në të gjitha drejtimet”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: