Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar sot në Presidencë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministri Çuçi dhe ministrja Ekonomi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Ilir Meta: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Kreu i Shtetit u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministrit të Brendshëm Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ekonomi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme. Në ceremoni, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, zoti Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Ishte kryeministri Edi Rama ai që njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa në 16 dhjetor njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb