Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte i ftuari special në ceremoninë e diplomimit në Universitetin “Luarasi”. Në Universitetin “Luarasi” janë diplomuar 296 studentë të nivelit Master dhe Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë dhe atij të Ekonomisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ruçi iu bëri thirrje të gjithë studentëve të mos krijojnë varësi prej shtetit apo punëdhënësve, por të ndjekin shembullin e të rinjve të talentuar në vendet e tjera, që krijojnë punë për veten e tyre dhe për të tjerët.

Ndërsa duke iu drejtuar studentëve të Drejtësisë, kryeparlamentari iu kërkoi të jenë të guximshëm dhe të konkurrojnë për t’u bërë pjesë dhe shërbyer në institucionet e reja të drejtësisë.

“Kush më mirë se ju, juristet dhe juristët e rinj, do të shërbejnë dhe duhet të shërbejnë në këto institucione? Mos hezitoni të guxoni, të konkurroni dhe të fitoni. Në treg, asgjë nuk dhurohet. Reforma në drejtësi dhe vettingu vërtet janë origjinale dhe një histori suksesi për Shqipërinë. Por ato nuk mund të quhen të suksesshme, nëse nuk pasohen nga dhënia e drejtësisë”, tha Ruçi.

Mesazhi i Gramoz Ruçit:

Diplomimi është kurorëzimi i investimit më të rëndësishem kulturor, profesional, rinor, dhe shoqëror në jetën e gjithsecilit prej jush, të dashur studentë.

Unë jam në profesion mësues dhe në këto çaste, nuk i rezistoj dot nostalgjisë për bankon e shkollës, dërrasën e zezë, fytyrat e qeshura të nxënësve, duart e zbardhura nga shkumësi të kolegëve dhe shpresat e prindërve.

Nuk ka mision më të bukur sesa formimi, nuk ka vend më të bukur sesa shkolla, nuk ka destiancion më domethënës dhe më të admiruar se universiteti. Po ju drejtohem në rradhë të parë juristëve të sapodiplomuar. Shqipëria po përjeton një reformë të thellë të sistemit tëdrejtësisë.

Kush më mirë se ju, juristet dhe juristët e rinj, do të shërbejnë dhe duhet të shërbejnë në këto institucione? Mos hezitoni të guxoni, të konkurroni dhe të fitoni. Në treg, asgjë nuk dhurohet.

Reforma në drejtësi dhe vettingu vërtet janë origjinale dhe një histori suksesi për Shqipërinë. Por ato nuk mund të quhen të suksesshme, nëse nuk pasohen nga dhënia e drejtësisë.

Për ju ekonomiste dhe ekonomistë të rinj, dëshiroj që në veprimtarinë tuaj të mëtejshme, ju dhe pedagogët tuaj të përfshini më shumë në tekste, leksione e seminare probleme tëmakro-ekonomisë dhe mikro-ekonomisë shqiptare.

Si mund ta bëjmë ekonominë tonë më produktive e konkurruese në rajon?

Si duhet të shfrytëzojmë më mirë avantazhet që kemi për rritjen e gjelbër dhe rritjen blu?

Si mund dhe duhet të përkthehet rritja ekonomike në mirëqenie dhe standarte jetese të denjë për të gjithë?

Për ju, ekspertë të rinj në teknologjinë e informacionit, dëshiroj tju them se ky shekull dhe kjo epokë janë tuajat. Informacioni po masivizohet dhe demokratizohet.

Teknologjitë e reja po ndërthuren jo vetëm me industritëmoderne, por edhe me mjaft sektorë tradicionalë. Ju, më tepër se kushdo që fiton sot një diplomë, duhet tëfuqizoni sjelljen në treg dhe të kontriboni përr rritjen e fuqisë sëtregut të diplomave tuaja.

Mos krijoni varësi as prej shtetit, as prej punëdhënësve. Start-up-et kanë lindur për ju dhe ju jini përgatitur për to. Ndiqni shembullin e të rinjve të talentuar në vendet e tjera që krijojnë punë për veten e tyre dhe për të tjerët.

Unë jam këtu sot jo thjesht për tiu përgjigjur një ftesë të rektorit Ruka për të marër pjesë në festën tuaj, por për tju garantuar se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë gjithmonë në mbështetje tërinisë, të universiteteve dhe të shkencës. Para një Kuvendi ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe qendra kërkimore të vendit. Në fillim tëkësaj jave, Kuvendi dhe universitetet, bëmë një bilanc tëbashkëpunimit tonë.

Konstatuam se të dy palët kemi përfituar dhe po përfitojmë prej tyre: Kuvendi për të tërhequr mendimin e kualifikuar shkencor në ligjbërje e kontroll parlamentar, dhe universitetet për të rrituraksesin në programet dhe projejtet për fuqizimin e ekonomisë, mirëqenies dhe jetës shoqërore. Suksese, të dashur të diplomar të rinj, në rrugëtimin tuaj të bukur drejt karrierës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb