TIRANE- FIFA ka bërë të ditur se me 11 janar 2016 në Zurich do të shpallet fituesi i çmimit Topi i Artë për vitin 2015, si dhe futbollistja më e mirë e vitit të kaluar.

Në edicionin e kaluar, më të mirët në të dy kategoritë ishin Cristiano Ronaldo dhe Nadine Kessler. Këtë vit sërish Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të konkurrojnë për trofeun që e ka marrë Ronaldo në dy vitet e fundit.

Gjatë mbrëmjes gala do të shpallen edhe trajnerët më të mirë të vitit në futbollin e meshkujve dhe femrave, si dhe do të zgjidhet goli më i bukur i vitit, i votuar nga lexuesit e faqes zyrtare FIFA.com, me çmimin Puskas.

Futbollistët më të dalluar të vitit do të kompletojnë ekipin FIFPro Wold X1, ndërsa çmimi Presidencial i FIFA-s do të dhurohet për shërbimin në sportin e futbollit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: