Ky është homazhi më spektakolar që i është bërë ndonjëherë një lojtari të regbi. Miq, kolegë, familjarë e kanë përcjellë në këtë mënyrë lojtarin e famshëm të rugbi, gjigandin Jonah Lomu që u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjecare nga një infarkt në zemër.

Në stadiumin në Eden Park, në Zelandën e Re, u kryen homazhet e ceremonisë mortore të lojtarit, ku morën pjesë rreth 8 mijë persona. Prekëse ishte dhe imazhi i së shoqes, Nadine me dy djemtë e mitur që nuk reshte së qari.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: