Filmat dhe shfaqjet më të mira televizive të vitit të kaluar u nderuan në Golden Globe Awards të dielën. Ceremonia e këtij viti është mbajtur si kurrë më parë: pa pjesëmarrje të yjeve të filmit dhe pa transmetim televiziv.

Një format i tillë është rezultat i supozimeve për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në trupin votues. Si rezultat, ceremonia e vogël e këtij viti është mbajtur në Llos Angeles pa tapet të kuq apo qasje zyrtare të mediave.

Filmi i regjisorit, Steven Spielberg, West Wide Story, ka fituar çmimin në kategorinë e filmit muzikor, derisa çmime kanë fituar edhe aktoret e filmit, Rachel Zegler dhe Ariana DeBose.

Filmi The Power of The Dog ka fituar çmimin për dramën më të mirë dhe regjisorja e tij, Jane Campion ka fituar çmimin për regjinë më të mirë.

Mungesa e personaliteteve të famshme dhe pjesëmarrje pa prezencë fizike, por online, ka nënkuptuar se gjatë natës nuk janë mbajtur fjalime që do të mbahen në mend.

Në një vit të zakonshëm, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë” shërben si standardi i artë për një natë argëtuese. Por, ky nuk del të jetë një vit i zakonshëm për ngjarjen e famshme të Hollywoodit.

Edhe pse ceremonia e famshme e cila dikur identifikohej me tapetin glamour dhe mbrëmjen e mbushur me yje, është duke kaluar nëpër një periudhë testuese teksa Shoqata e Gazetarëve të Huaj po punon në rregullimin e reputacionit, sërish talenti në film dhe televizion nuk kishte si të mos vlerësohej edhe këtë vit.

Në një prezantim të tonifikuar dhe të patransmetuar live, të dielën mbrëma u shpallën fituesit e çmimeve të sivjetme “Globi i Artë”.
Seriali më i mirë dramë i vitit 2022 u shpall “Succession”, ndërsa në kategorinë, “Seriali më i mirë komedi dhe muzikal”, triumfoi shou “Hacks”.

Me çmimin “Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në dramë” u shpallën, Jeremy Strong për rolin e tij në “Succession” dhe Mj Rodriguez për rolin në shoun “Pose”. Kurse më çmimet “Aktori dhe aktorja më e mirë në komedi” u nderuan yjet, Jason Sudeikis për portretizimin e protagonistit në serialin “Ted Lasso” dhe Jean Smart, për rolin e saj në shoun “Hacks”.

Sa i përket kategorive për film, me çmimin “Komedia dhe muzikali më i mirë” sivjet u nderua filmi “West Side Story”. Çmimin “Drama më e mirë” e fitoi filmi “The Power of the Dog”, kurse “Filmi më i mirë i huaj” u shpall projekti kinematografik nga Japonia, “Drive My Car”.

“Aktori më i mirë në dramë” u shpall Will Smith për rolin e tij në filmin biografik “King Richard”, dhe Nicole Kidman u nderua për rolin e saj po ashtu në filmin biografik, “Being the Ricardos”, duke u shpallur “Aktorja më e mirë në dramë”.

Will Smith
Will Smith

Në kategoritë për “Aktori përkatësisht aktoren më të mirë në komedi dhe muzikal”, sivjet triumfuan yjet, Andrew Garfield me filmin “Tick, Tick … Boom!” dhe Rachel Zegler me “West Side Story”.

Në kategorinë “Regjisori më i mirë” triumfoi një grua. Ajo është Jane Campion e cila u vlerësua për punën e jashtëzakonshme në filmin “The Power of the Dog”.
“Filmi më i mirë i animuar” u shpall “Encanto”, kurse Billie Eilish dhe Finneas O’Connell u nderuan më çmimin “Kënga më e mirë origjinale” për krijimin e kolonës zanore të filmit të fundit me James Bondin, “No Time to Die”.

 122077701 Billie
122077701 Billie

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb