Për mikrofonët e “Cadena Cope”, në prag të derbit me Realin ka folur Enrike Cerezo, presidenti i Atletikos së Madridit, që ka prekur çështjen e kalimit të Antuan Grizman te Barcelona dhe te dëmshpërbilimi shumëmilionës që kërkoi skuadra madrilene nga katalanasit për shkak të parregullsisë që ata pretendonin në fillimin e tratativës, por që pëfundoi me një gjobë simbolike prej 300 eurosh.

“Kur vjen derbi, bëhesh më nervoz. Në futboll ndodh çdo gjë, por ne do të fitojmë. Gjoba ndaj Barcelonës? Ato 300 euro do t’i paguaj unë. Nuk është normale që rregullorja të jetë kështu. Dëshiroj që Barcelona, ambienti dhe tifozëria ta trajtojë Grizmanin siç e kemi trajtuar tek Atletiko. Nëse më rastis ta takoj, do ta përshëndes,” tha Cerezo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb