Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e një nëne që rrit e vetme tre fëmijë jetimë në Cërrik. 31 vjeçarja Venetika rrit mes mijëra hallesh e vështirësive tre të mitur, Blerimin, Marjanën dhe Ademin. Vdekja e bashkëshortit I ka prerë krahët. Jetojnë ne një banesë ku çati kanë një llamarinë. Fëmijet dridhen nga i ftohti qe u ka hyre ne palce.

“Unë kam tre fëmijë, i madhi është 14 vjeç, para një viti e gjysmë më ka vdekur burri, i plasi shkuma nga goja, ai po mbaronte gjatë rrugës, po i binte xhamit me dorë, i tha djalit nuk të gëzova dot, kjo më dhemb shumë, atje djali zgjati dorën për ta takuar por nuk e arriti dot, i thashë shko puthe babin, e morën dhe e çuam në morg. Kjo ka qenë shumë e vështirë për mua. Më la një ankth shumë të madh, jeta ime po bëhej shumë e vështirë”, -rrëfen 31ivjeçarja.

Gazetarja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro i takoi në mes të një dhome pa dritare e derë, që veç shtëpi nuk mund të quhet. Foshnja qan me të madhe., ka ftohte dhe uri. Në këto ditë të ftohta dimri Venetika ngroh me frymën e saj . “Unë nuk marr as 100 mijë lekë të vjetra, unë I mbaj këta fëmijë me kaq para, nuk i ushqej dot, fëmijëve nuk ua plotësoj dot, është shumë e vështirë, edhe mësuesit na kanë sjellë ushqime. Unë fle në tokë fëmijët flënë ketu, ata janë fëmijë, unë jam e pikëlluar, punë nuk më japin pasi unë nuk shikoj mirë nga sytë, unë nuk i shikoj dot mirë as fëmijët, e kam të vështirë shumë. Thirrja ime është të më ndihmojnë me një strehë për fëmijët”-thotë gruaja, nëna e tre fëmijëve jetimë.

“Mami nuk ka lekë të na blejë, kam mbetur pa bukë, kemi ftohtë, vetëm në një dhomë rrimë dhoma ka vrima të vogla futet uji, kemi ftohtë shumë, mami nuk i plotëson dot ëndrrat tona, unë e dua mamin. Do doja të kisha një strehë si gjithë të tjerët, të kisha një dhomë, me krevat, u lutem gjithë shqiptarëve të na ndihmojnë për një shtëpi”, -thotë vogëlushja mes lotëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb