CËRRIK

Një shtetas 32 vjeç ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka rënë në kanal në Cërrik.

Policia shprehet se i riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Belsh-Rrasë, në fshatin Shkëndi, Belsh, shtetasi A.B., rreth 32 vjeç,  banues në fshatin Shkëndi, Belsh, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugēs, për pasojē është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb