Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla kërkoi sot mbështetjen e çdo banori në Cërrik për kandidatin e PS-së, Andi Sallën.

Sipas tij, 4 vite më parë me fitoren e LSI-së në Cërrik ngeci edhe sahati i këtij qyteti.

“Këtu në Cerrik kërkuam votën 4 vite më parë për kryebashkiakun, ne kërkuam votën por sahati i Cërrikut ka mbetur që prej ditës kur sahati i LSI u bashkua me sahatin e Lulit e të dy bashkë mundohen t’i bëjnë dëm integrimit të Shqipërisë. Rruga kundër integrimit i ka bërë të dyja ato parti bashkë. Ne jemi gati të rihapim punët e mëdha këtu në Cërrik. Ju kemi sjellë një djalë të ndershëm, punëtor e të përkushtuar si Andi. I bëj thirrje çdo banori të majtë e të djathë të votojnë për Andi Sallën më 30 qershor”,- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb