Kohët e fundit numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm. Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik dhe Elbasan-Cërrik-Belsh shkak i aksidenteve është edhe mungesa e kapakëve të pusetave.

Kapakët metalikë të pusetave në aksin rrugor Elbasan-Cerrik  janë kthyer prej vitesh ne objektin i preferuar te grabitesve. Kapakët e pusetave që shiten për skrap në shumicën e rasteve po shtojnë numrin e aksidenteve dhe po vënë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve, udhëtarëve dhe kalimtarëve të rastit, sidomos gjatë natës pain ë zonë mungon ndriçimi.

Vjedhja e kapakëve të pusetave për skrap në shumicën e rasteve po shton numrin e aksidenteve dhe po vë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve, udhëtarëve, kalimtarëve të rastit, sidomos gjatë natës pasi në zonë mungon ndriçimi.

“Makina duke ecur me shpejtesi ka rënë goma në gropë dhe ka bërë salto ka pasur shume aksidente”

“I kanë vjedhur edhe për skrap, i vjedhin natën”

“Nuk është normale, por nuk ke çfarë u bën hajdutëve.”

“Burim aksidenti është sepse do i shmangesh pusetës dhe  ose do përfundosh tek korsia tjetër.”

Drejtuesit e mjeteve njëzeri shprehen se është shumë e rrezikshme kalimi në këtë rrugë pasi  një pakujdesi nga ana e tyre mund të përfundojë lehtëisht në aksident. Prej muajsh në këtë aks kapakët metalike të pusetave po grabiten dhe nuk zëvendësohen nga punonjësit e bashkisë së Cërrikut

“Bashkia duhet t’i marri se është në juridiksionin e bashkisë”- thonë qytetarët.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: