CËRRIK-Një 31-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se Dëfrim Hysa, banues në fshatin Klos, dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, shtetases R.H, 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb