Parlamenti Europian ka dhënë miratimin e parë për certifikatën dixhitale Covid të Bashkimit Europian, që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë në Europë gjatë verës, pavarësisht nga pandemia e COVID-19.

Në fakt, Komisioni për Liritë Civile (Libe) i PE-së i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes midis tre institucioneve europiane, me 52 vota pro, 23 kundër dhe tre abstenime.

Projektligji pritet tani në seancën plenare të Eurochamber në qershor.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb