Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump nëpërmjet drejtorit të komunikimit për Shtëpinë e Bardhë, Dan Scavino ka reaguar pas verdiktit të Kongresit për të certifikuar si fitues Biden.

Trump në deklaratë thotë se më 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Gjithsesi Trump premton se lufta për t’u numëruar vetëm votat e ligjshme do të vijojë, teksa e cilëson mandatin e tij të përfunduar si më të mirin në historinë presidenciale të SHBA.

Reagimi i Trump nëpërmjet Scavinos ka ardhur pasi Presidentit në detyrë të SHBA tashmë prej disa orësh i janë bllokuar llogaritë e FB dhe Tweeter pas trazirave në Kongres ditën e djeshme që shkaktuan 4 viktima, dhjetëra civilë e efektivë të plagosur si dhe 52 të arrestuar.

STATUSI NGA DAN SCAVINO

Deklarata e Presidentit Donald J. Trump mbi Certifikimin Zgjedhor:

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet e tregojnë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar. Unë gjithmonë kam thënë ne do të vazhdojmë …

… luftoni për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe përsëri! ”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb