Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas çertifikimit të rezultatit në zgjedhjet e Kosovës.

Sipas Kurtit, fitoi referendumi me 50.28% të votave dhe këtë ai e quan shans të madh për Kosovën.

Ai shpreh mirënjohjen për të gjithë, teksa tashmë ndryshon edhe sloganin duke theksuar ‘’Fituam KREJT, ecim DREJT’’.

 

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb