Siguria në plazhe kalon përmes masave konkrete dhe një nga këto është edhe vrojtuesi i plazhit.

Kështu është shprehur ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për të gjithë vrojtuesit e plazhit që kaluan kursin e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Vrojtuesit të plazhit dhe Shpëtimit në ujë, e cila u zhvillua pasditen e djeshme në plazhin e Golemit.

Ministri Klosi tha se 3 vjet më parë kanë qenë vetëm 25 vrojtues në plazhet e vendit tonë, por sot janë lëshuar afro 1000 certifikata nga federate dhe shkollat profesionale.

Aktualisht, në 12 bashkitë bregdetare të vendit, më shumë se 50 për qind e sipërfaqes së rërës janë plazhe publike. Klosi tha se me ndryshimet e bëra këtë vit konstatojmë se aplikimet nëpërmjet portalit e-albania kanë shkuar shumë mirë duke pasur 2100 aplikime në total për plazhe private, ndërkohë që afro 6000 problematika të ndryshme kanë marrë përgjigje nëpërmjet e-mail-it nga stafi – e-albania.

Ashtu siç është bërë e ditur, plazhet private e kanë detyrim vrojtuesin e plazhit dhe sipas burimeve nga bashkia e Kavajës, të gjitha licencat e lëshuara në plazhet që mbulon kjo bashki janë të pajisur me vrojtues plazhi.

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb