Shpëtim Duro ka analizuar si zakonisht ndeshjet e mesjavës në Abissnet Superiore. Në studion e “Sport News” në News 24, përballë gazetares Enxhi Biba, ai foli fillimisht për ndeshjen mes Dinamos dhe Teutës, por tha dhe se kjo javë do të tregojë se kush do jenë pretendentët për fitimin e titullit.

Tirana-Kastrioti: “Tirana që ka një ndeshje që në letër duhet ta fitoj. Por Kastrioti i mohoi pikë në fazën e e parë dhe meriton respekt. Në letër Tirana është favorite.”

Dinamo-Teuta: “I shoh të dyja ekipet në presion. Teutës iu largua trajneri, nuk e shoh për kampion. Kanë bërë ndryshime në fazën mbrojtëse. Dinamo është në presion duke marrë parasysh humbjen e thellë. Të dyja skuadrat janë në nivel organike përafërsisht të barabarta. E shoh një ndeshje të ekuilibruar.”

Partizani-Vllaznia: “Moment deçiziv i kampionatit. Do skicohen ato skuadra që janë në  luftë për titull. Janë përballje direkte para Vitit të Ri. Partizani duhet të tregojë veten e vet me ato dy fitoret radhazi. Duhet të shkojnë në Shkodër për fitore. Vllazninë e vlerësoj më tepër se çdo skuadër për sa i përket organikës. Nuk po merr rezultatet ë priteshin. Është një ndeshje për tu ndjekur.”

Kukësi-Laçi: “Duhet të studiojnë njëra tjetrën. Laçi vjet ka qenë superior ndaj Kukësit. Kukësi është një skuadër tjetër tani. Këtu ka meritë trajneri por me shumë futbollistët e rinj. Laçi ka më shumë individualitete, por të shohim interpretimin në fushën e lojës. Kanë përmirësim pas ardhjes së Mirelit. Kanë pësuar shumë pak gola, një dukuri që Laçi e kishte dhe sezonin e kaluar”.

(BalkanWeB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb