Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bradhi  ka akuzuar kryeministrin Rama se refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Duke publikuar vendimet e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”, Bardhi shkruan se Rama gënjen kur thotë se ato janë konfidenciale dhe të papublikuara askund.

“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Bechetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Bechetti””-shkruan ai.

 

Demi

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: