Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj duke iu referuar çështjes “Beleri”.

Nisur nga reagimet e shumta nga Greqia, Idrizi theksoi se drejtësia të marrë parasysh ligjin dhe provat që e akuzojnë Fredi Belerin.

Sipas tij, Fredi Beleri është personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.

POSTIMI I PLOTË
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.
Drejtësia të marrë parasysh ligjin dhe provat që e akuzojnë Fredi Belerin.
Ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqë Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!

Fredi Beleri, personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.

I përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, dalja me flamurin e republikës së Vorio – Epirit të vitit 1914 që aneksonte Jugun e Shqipërisë dhe Protokollin e Korfuzit, thirrja për helenizimin e Jugut, do të ishin të mjaftueshme për institucionet e sigurisë kombëtare dhe të drejtësisë.
Fredi Bejleri është sot i akuzuar dhe me prova të pakundërshtueshme si blerës votash dhe shkatërrues i zgjedhjeve në Himarë.

Si kurrë ndonjëherë ka presion nga një shtet anëtar i BE-së si Greqia, por edhe nga një pjesë e politikës së vendit, individë të cilët duan të helmojnë marrdhëniet me gjitonin, që të mbyllin sytë organet tona të drejtësisë e të lirojnë këtë individ recidivist në krime të rënda penale.
Janë të paparanueshme vizitat e funksionarëve të lartë të shtetit grek për burgaxhiun përsëritës Fredi Beleri.
Për to kam vetëm një pyetje?

Atë ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqë Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!
I bëj thirrje institucioneve tona të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.

E vetmja gjë që duhet të marrin parasysh është ligji dhe provat që e akuzojnë këtë individ.
Në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e mirë kultura e shantazhit të organeve të drejtësisë nga aktorë të brendshëm a të jashtëm qofshin.

Ligji është i vetmi që duhet respektuar ndaj sot me shumë se kurrë institucionet tona duhet të jenë në respektim të rolit të tyre të rëndësishëm e të vlerësojnë vetëm provat që vërtetojnë akuzën ndaj tij.

Idrizi 1
Idrizi 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb