Java çame ka startuar sot me një Parlament të hapur për komunitetin çam dhe për të sjellë rrëfime për gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

Java çame do të sjellë disa aktivitete në ditët në vijim, teksa sot për herë të parë Parlamenti i është kushtuar tërësisht kësaj çështjeje.

27 qershori është ditë e njohur nga parlamenti i Shqipërisë si dita e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, teksa për këtë çështjes ka dhe një rezolutë. Parlamenti i “Është rasti që njerëzit të shohin dhe kujtojnë përmasat, por sigurisht dhe shumë rrëfenja nga dëshmitarë okularë. E nisim javën çame pikërisht këtu sot”, tha sot kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Aktivisti Nexhat Mërgjyshi rrëfeu sot se si nisi genocide grek ndaj popullsisë çame 78 vjet më parë.

“27 qershor 1944 në malin Korilla po zbrisnin zarvistët. Ora 7 e mëngjesit. Kishte dalë për ti pritur mitropoliti i Paramithisë. Metropoliti i thirri disa krerë çamë për tu thënë që Zerva nuk do merrej me çamët, por do luftonin okupatorin. Hëngrën drekë këta të Zervës, pastaj më vonë disa gra të veshura me të zeza thirrën “hakmarrje, hakmarrje”. Kërciti dhe një pushkë dhe hynë nëpër shtëpia zervistët mblodhën burrat dhe filluan ti vrisnin në rrugë. Mitropoliti i futi në kurth. Në shkollë u bë masakra më e madhe. Kështu nisi masakra. Nuk duhet të heshtim. Asnjëherë të mos heshtim. Sa gishtat e dorës kemi mbetur, por nuk duhet të heshtim”.


Gjenocidi grek kundër Çamërisë ose dëbimi i shqiptarëve nga Greqia ishte shpërngulja e detyruar e mijëra shqiptarëve çamë nga Çamëria, pjesë e rajonit bregdetar të Epirit, pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në duart e elementëve të rezistencës greke; Lidhja Kombëtare Republikane Greke (EDES) (1944) dhe luftëtarët veteranë të rezistencës EDES (1945).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb