Jordi Alba ka folur për një çështje shumë delikate, atë të Dani Alves. Ish-lojtari i Barcelonës ndodhet në burg për një akuzë shumë të rëndë, për sulm seksual të dyshuar ndaj një gruaje të re.

“Jam i tronditur nga lajmi. Nuk është mirë, sidomos kur ke kaluar kaq shumë kohë me të në një dhomë zhveshjeje. Më pëlqen ajo që bëj, jo ajo që bëjnë të tjerët. Jam i shokuar nga lajmi, pavarësisht se kush është. Po flasim për një futbollist, një shok skuadre që e kemi prej shumë vitesh. Nuk kam folur me të. Këto janë çështje të ndjeshme për të gjithë”, tha Jordi Alba, ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb