Çështja e tenistit serb Novak Djokovic po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë dhe në çdo moment dalin informacione në lidhje me praninë apo jo të numrit 1 në botë në grand slam të Australian Open, që nis më 17 janar.

Shumë fansa të tij janë mbledhur jashtë hotelit ky është vënë në izolim dhe kanë protestuar. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar disa prej tyre, ata më të dhunshmit. Ndërkohë, mediat australiane bëjnë me dije se çështja e Novak Djokovic, i nisur drejt Melburnit me një leje mjekësore, rrezikon të marrë një tjetër drejtim.

Ai dhe dy anëtarë të stafit të tij janë nën hetim, pasi nuk kanë dokumentacion të rregullt, duke shkelur rregullat e emigrimit. Për pasojë, sipas ligjeve vendase, tenisti rrezikon deri në 3 vjet përjashtim nga Australia, e thënë ndryshe 3 vjet mungesë në turneun e madh madhor që ai e ka fituar plot 9 herë.

Ndërkohë, autoritetet australiane kanë deklaruar se Djokovic është i lirë të largohet nga vendi nëse ai e dëshiron këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb