TIRANË – Në vijim të çështjes “Tom Doshi”, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka parapërgatitur sot ish-Kryeministrin Berisha se të enjten ka “supriza” për të në Kuvend

Braho tha sot për mediat se “Sali Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve. Berisha duhet ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen”. Ndërkohë, ai i kërkoi Prokurorisë që të administrojë deklaratat e bëra nga z. Berisha si dhe të punojë për zbardhjen e çështjes.

“Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Sali Berishës për zbardhjen e çështjes. Doktori të ruajë qetësinë, pasi të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, paralajmëroi kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Berisha sot tha për mediat se ““Marrëdhëniet e Metës me Ramën ishin si ato të skllavit me padronin. Rama pas çdo udhëtimi i sillte Metës haberin e tmerrshëm se në Berlin, Paris, Bruksel e kudo më kërkojnë arrestimin tënd mbi bazën e dosjeve që Rama kishte dorëzuar vetë, për Metën. Meta si djallëzor donte ta kapërcente ketë handikap të tmerrshëm kishte vetëm një zgjidhje. Të komprometonte Ramën në korrupsion ishte vetë më i zhytur. Mund të funksiononte vetëm vrasja dhe lidhja me krimin. Në këtë kontekst bashkërisht vendosin të zhvillojnë një skenar ku të eleminojnë fizikisht Tom Doshin për të gjithë problemet që kishte me Ramën. Kjo Ramës i ngrohte barkun, por duhej një koncesion në këtë rast, ai ishte Mhill Fufi, që duheshe eliminuar për kaprico të një njeriu të zhytur që ishte Meta. Vendosën sëbashku, skenari dështoi si ai i vrasjes së Pirro Bares, sepse autori mendoi se po shkaktonte një katastrofë. Edhe ky person kështu mendoi,” – tha ai ndër të tjera.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb