Pas akuzave për tentativë vrasje të deputetit Tom Doshi, publikimit të videos dhe arrestimit të dyshuarit Durim Bami, ka plasur ironia dhe sarkazma në rrjetet sociale.

Sipas një letre që qarkullon në rrjetet sociale ekziston një listë me çmimet e politikanëve sipas Durim Bamit. Në krye të listës qëndron Tom Doshi me 500 mijë euro i ndjekur dhe nga politikanë të tjerë të cilët diskutojnë kush jep më shumë për ‘ekzekutimin’ e njëri-tjetrit nga Bami.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ‘arrest me burg’ për 36- vjeçarin nga Fushë-Kruja Durim Bami, i cili dyshohet si personi që është paguar për të ekzekutuar Tom Doshin dhe Mhill Fufin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: