Kreu i PD Sali Berisha, ka kthyer në vëmendje çështjen e CEZ-it.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama fali 100 milion euro kur fali borxhin ndaj KESH-it.

“Ju e cekët çështjen e CEZ. Ne kemi dokumente të avokatëve në arbitrazhin ndërkombëtar dhe jepte garanci që e kemi të fituar. Ai borxh që ai i kishte KESH-it ishte me fatura.

Edi Rama me një marrëveshje ja fali borxhin, i dha edhe 100 milionë euro më pas. Gjithçka është e bërë nga dora e kësaj qeverie dhe mbi bazë korrupsioni.

Kemi një tablo mjaft problematike të krijuar nga kjo vjedhje zinxhir, por mundësitë janë.

Kaskada është një mrekulli edhe në prodhim dhe si depozitë. Po të kesh edhe burime ajo të jep mundësi ta ruash dhe konservosh. Këta në këto kohë kanë marrë nga Korporata Energjitike e
Kosovës çdo ditë nga 1 milionë e ca euro energji dhe në vend që të ruanin kaskadën, këta e hapnin dhe shisnin kaskadën duke e ulur me disa metra”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb