Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për vizitën e Ramës në Athinë dhe deklaratën e tij që një marrëveshje Shqipëri- Greqi për detin të vendoset nga një palë e tretë.

Gjekmarkaj thotë se kjo është një zgjidhje e drejtë, dhe propozon që marrëveshja të çohet në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Më tej ai shton se rruga e vetme për të zgjidhur dilemën e detit, është pikërisht një marrëveshje e pakontestueshme që s’mund të kundërshtohet por do jetë detyrim që të zbatohet.

 

”Çështja është sa të ndershme do jenë marrëveshjet mes Shqipërisë e Greqisë. Dhe sa do mbajnë ato interesat tona.

A ka patur ndikim Turqia në këtë çështje?

Vështirë ta thuash me qartësi, e di Rama këtë gjë. Por kur ishte ministër Ditmir Bushati ka pasur një intensifikim të takimeve me Kotsias. Unë kam qenë prezent në një debat me Bushatin, ku shpjegoi gati të finalizuar. Duke mbajtur në konsideratë vendime të Gjykatës Kushtetuese. Befas ajo marrëveshje u sfumua, kaloi në hije. Marrëveshja mbeti jetime.

Simpatitë e kryeministrit këto vite, kanë anuar nga modeli i Erdogan. Si afeksion, si qeveris Erdogan në Turqi.

Marrëdhëniet janë shoqëruar nga doza patetike e kombëtare. Patetikë aspak realiste. Duke parë numrin e madh të shqiptarëve dhe kontributin që ka dhënë Greqia për 30 vite.

Kjo afeksion, pra Shqipëria s’ka arsye të bëhet palë në konfliktin greko-turk. Për një sherrnajë të tillë të bëhet palë. I intereson të jetë në paqe me të dyja. Pak më tepër me Greqinë.

Realisht, përtej atyre që kemi parë, s’na ka pushtuar ndonjëherë nga Greqia, por 5 shekuj nga Turqia. Praktikisht, ne kemi tejkaluar se Turqinë e kemi quajtur një vend mik. Shqiptarët janë mirënjohës ndaj turqve, por s’ka nevojë të hyjmë në vasalitet, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova.

Çështja është që do kthehemi se sërish do ketë marrëveshje. E bëri Berisha u rrëzua, e bëri Rama u quajt tradhëtar. Marrëveshja përsëri do kontestohet. Mbetet vetëm një rrugë, të ketë marrëveshje të pakontestueshme.

Marrëveshja të shkojë tek Gjykata e Arbitrazhit. Këtë e ka propozuar edhe qeveria e kaluar e Berishës. Nëse e ka propozuar kryeministri, është e drejtë.Të çon drejt një zgjidhje përfundimtare. Gjykata e Arbitrazhit jep vendim të formës së prerë, askush nuk e kundërshton.

Rotacioni i duhet Shqipërisë. Sot është hapësirë bosh, ka 100% pushtetin lokal, parlamentin, qeverinë, drejtësinë. Rama është një politikan i dështuar. I suksesshëm në karrierën 22 vite, por i dështuar si kryeministër. Nëse rri do të jetë tragjedi e Shqipërisë në këto 30 vite. Mazhoranca s’ka ofertë.

Duhet të vijë Basha dhe Opozita. Shoh që lideri i opozitës dhe Opozita përqëndrohen tek një program ekonomik, tek biznesi. Çështja është tek imazhi njerëzor, make-up që opozita do bëjë. Ajo ka ende për të bërë. Qoftë PD, qoftë LSI. Ka të bëjë shumë investimi tek personalitetet që do tërheqin elektoratin shqiptar. Basha ka detyrën të thotë nëse ekipi i tij është ky që njerëzit bëjnë deklarata apo flasin. Dhe ne ta gjykojmë më pas, të mirat dhe të këqijat. Nëse ekipi është tjetër, atëhere prap ka detyrën ta thotë. Mund të jetë ekip miks, njerëz politikë me të tjerë nga fusha të ndryshme.”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb