Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur nga Vlora edhe për çështjen e detit, për zgjerimin që kërkon të arrijë Greqia me 12 milje.

Meta tha se sjellja e tij do të jetë vetëm shtetërore dhe kushtetuese duke i ftuar të gjithë të jenë të kujdesshëm si me sjelljen ashtu dhe me deklaratat e tyre.

“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik në mënyrë që qoftë edhe padashje të mos bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës i bëri këto deklarata nga Vlora, ku mori pjesë dhe do mbajti një fjalë rasti në Konferencën Shkencore me temë “100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb