Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat foli për çështjen e detit me Greqinë.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis.

“Nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e të dyja  vendeve për të gjetur kompromisin që më pas të shkojë në gjykatë. Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për t’u dakordësuar sipas të gjitha kompromiseve që kërkon gjykata ku do ta çojmë çështjen”, tha Xhaçka.

Gjithashtu e pyetur lidhur me mbështetjen e emigrantëve shqiptarë të ndodhur në Greqi dhe nëse do të ketë ndërhyrje pë rata qytetarë që jetojnë dhe punojnë atje, por që nuk kanë mundur të pajisen me dokumente.

Kujdesi dhe vëmendja ka qenë pjesë e diskutimeve tonë qoftë për të diskutuar për të drejtat e tyre, të drejtat e fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe, sikurse kemi folur edhe për shumë çështje të tjera gjithmonë në kuadër të një bashkëpunimi shumë të mirë për të zgjidhur problematikat e së kaluar. shteti shqiptar është shumë i interesuar pasi në Greqi janë mbi 600 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë atje, ndaj interesat e tyre janë në vëmendje”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb