VLORË

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Vlora çështjen e kufirit detar me Greqinë, teksa kjo e fundit ka deklaruar se do të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë për detin pa miratimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas Ramës, është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash.

Deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje s’ka të bëjë me Shqipërinë Një shtrirje e tillë nuk është e mundur me Shqipërinë. Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese”, është shprehur Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb