Nënkryetari i LSi, Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën për fjalimin e tij ditën e djeshme në Kuvend lidhur me çështjen e detit dhe për një marrëveshje me Greqinë.
Vasili thotë se Rama belbëzoi sërish dhe tashmë është kapur në tradhëti me presh në dorë.

Më tej nënkryetari i LSI thotë se ka disa çështje që Rama nuk u dha përgjigje, si ‘gjumi’ i grupit negociator, qëndrimi i Greqisë që nuk pranon vendimin e Kushtetueses në 2009 si dhe fshehja e negociatave mes palëve.
Ai paralajmëron se ndëshkimi për tradhëtinë e Ramës do të jetë i pashmangshëm dhe i rreptë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Tradhetari Kryeminister belbezoi serish!

Belbezimet fajtore te kryeministrit dje ne parlament konfirmojne tradhetine e pambulueshme te tij.

Asnje pergjigje perse qeveria e rilindjes zvarritet vetem pas deklaratave greke.

Asnje pergjigje perse shqiptareve ju mbahen fshehur negociatat.

Asnje pergjigje per “gjumin” e qellimshem te grupit negociator.

Asnje pergjigje per qendrimin e pales greke qe nuk e pranon vendimin e gjykates kushtetuese te Shqiperise si detyrim per negociatat.

Asnje pergjigje se cfare marreveshje ishte gati per tu firmosur me kryeministrin Tsipras dy vjet me pare.

Klithmat histerike te nje tradhetari te kapur me presh ne dore nuk bindin kerkend.

Qurravitjet per te hedhur fajin lart e poshte jane aq qesharake sa vecse rendojne me shume tradhetine.

Ka vetem nje pergjegjes dhe nje fajtor dhe ky eshte kryeministri.

Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqiperia deri ne Kosove e bejne deshperimisht te pabesueshem.

Ceshtjet e mesiperme duan pergjigje ose ne te kundert denimi per tradhetine do te jete i rrepte dhe i pashmangshem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: