Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama dhe homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme në Samitin e NATO-s në Bruksel. Gazeta greke Kathimerini shkruan se dy kryeministrat ranë dakord që të përshpejtonin negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama falënderoi homologun e tij për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave në Shqipëri.
Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm të Greqisë për pakicën kombëtare greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për vendin tonë.

Në fund të takimit, Mitsotakis përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: