Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo Javë” në NeWs24, me gazetaren Nisida Tufa.

Gjokutaj foli lidhur me kallëzimin penal që i është bërë autoritetit të Dosjeve si dhe prokurorisë për çështjen ndaj Ilir Metës dhe daljes së inicialeve I.M në dosje.

Ai tha se mosnisja e hetimeve nga Prokuroria ndaj Autoritetit të Dosjeve, është urdhëruar dhe se është bërë me një skenar.

“Është precedent i rrezikshëm , ku prokuroria që duhet të hetojë, nuk pyes as kallëzuesin në lidhje me rrethanat, flas në fazë fillestare.  Në këtë rast prokuroria detyrohet të regjistrojë procedim penal kur ekziston fakti, pra që është marrë një email, dhe që ka dalë emri i Ilir Metës

ne i jemi drejtuar gjykatës dhe kemi paraqitur rrethanat tona. Fakti ulëritës, që prokuroria mbi bazën e një fashikulli që pretendohet nga autoriteti se aty gjenden gjurmë për Ilir Metën, të mos hetojë.

Këtu kjo ndodh me një skenarë të tërë. Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet”, tha ai.

Pjesë nga deklarata e tij: 

Kam bërë një kërkesë padi në Administrative, në 5 ose 6 tetor, pas përgjigjes së Autoritetet me objekt vënien në dispozicion të dokumentacionit.

Në dokumentacion përveç të provohet se Meta s’ka lidhje me çështjen, provohet fajësia e Autoritetit. Ndaj janë të trembur dhe zonja Sula ka mbajtur qëndrime të ndryshme në Prokurori e media. I kërkuam edhe Kuvendit dokumentacionin edhe korrespondencën me Autoritetin.

Ata më dërguan shkresën e 2017 që konfirmohej nuk ka probleme zoti Meta. ky ëshë një gabim inteligjent se nuk janë në mungesë dijenie apo neglizhence. Kjo mazhorancë e kryeministri i është vënë, që në fillim jam çuditur që nuk është rast i ri. i dini sulmet ndaj Metës dhe inicimi i shkarkimit të tij kur ishte President.

Pse është bërë email anonim? Që të shpëtojnë atë që e ka bërë nesër. Të ndryshohesh ligjin mbi një paligjshmëri, është marrosje. Vetëm një miop nuk sheh qëllimin që të goditet zoti meta për shkak të pozicionit politik që kam.

Ligji për dosjet

Ndryshim ligji i bërë nga kjo mazhorancë në 2015. Është ndryshuar vetëm një nen. Temperatura politike e ka çuar deri aty sa të thotë ti hyjmë çdo gjëje nga fillimi. nëse pengesa ligjore ekziston si do ndryshohet? Duhet indicie. Duket shpifur e shpikur diçka. U shpik emaili anonim. I bën vetëm Edi Rama, se nuk është jurist.

Meta është hetuar nga komisionet një herë që ka marrë edhe vërtetimin. kemi 2 vendime për metën. ligji nuk mund të ketë fuqi prapa vepruese.

Kjo paraqet rrezikshmëri, sepse kur veprohet kështu me një ish-president, imagjinoni se ç’mund të ndodhë ndaj njerëzve të thjeshtë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb