Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po detyron anijet e shpëtimit të emigrantëve të ankorohen në veri të vijës bregdetare. Kjo përkthehet në udhëtime të gjata që rrisin kostot e tyre dhe vështirësojnë punën e tyre.

Geo Barents, një anije e operuar, i është thënë të shkonte në portin verior të La Spezia-s, pasi kishte marrë 69 emigrantë në jug të Maltës.

“Janë 100 orë lundrim nga vendi ku jemi për momentin”, tha organizata joqeveritare, e cila më pas kreu dy shpëtime të tjera, duke e çuar në 237 numrin e emigrantëve në bord. Ata kishin lundruar nga Libia.

La Spezia është destinacioni më i largët dhe më verior që Italia i ka caktuar një anijeje OJQ. Këtë muaj, u është thënë anijeve të tjera të arrinin në Livorno në Toskanë dhe në portet lindore të Adriatikut të Ankonës dhe Ravenës. Këto kohë, anijet zakonisht ankoroheshin në ishullin Lampedusa ose në vende të tjera siciliane.

“Në krahasim me zbarkimin në Siçili, të shkosh deri në La Spezia na kushton 70,000 euro vetëm karburant”, tha Juan Matias Gil, kreu i misionit për anijen Geo Barents.

Që me marrjen e pushtetit, Meloni ka luftuar çështjen e migrantëve në territorin e saj. Në dhjetor ajo tha se donte të frenonte anijet e OJQ-ve që vepronin si “tragetet” për migrantët, duke shkuar “para dhe mbrapa me trafikantët e qenieve njerëzore për të transferuar njerëzit nga një vend në tjetrin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb