Mediat greke vazhdojnë t’i japin jehonë rastit të Kostandin Kacifas, i cili humbi jetën në Shqipëri më datë 28 tetor të vitit të kaluar, pas një përplasjeje me policinë shqiptare.

Avokasti i familjes Kacifas,  Efthymis Navridis ka folur për mediat greke në lidhje me rastin e Kostandinit. Navridis deklaron për “Ethonos.gr” se Shqipëria do ta paraqesë rastin sikur është vetëvrasje.

  • foto galeri

“Që në fillim e dinim që përfundimi mbi vdekjen e Konstantinos Katsifas do të duhej të përfundonte dhe të botohej brenda tre muajve nga incidenti. Me ligj prokurori mund ta shtyjë atë për tre muaj të tjerë dhe të arrijë në një përfundim paraprak.  Tani me dekrete të ndryshme ata mund ta vonojnë atë deri në dy vjet. Fatkeqësisht nuk shoh shanse që të lëshohet përfundimisht një akt-ekspertizë për vdekjen e Kacifasit.

Informacionet e mia janë se Shqipëria do ta paraqesë rastin e Kacifas sikur është vetëvrasje. Domethënë, ata duan ta paraqesin rastin sikur Kostandin Kacifas kreu vetëvrasje që të mos arrestohet nga policia shqiptare. Por, ai mbante në dorë një kallashnikov dhe ka marrë plagë në pjesë të trupit, ku vështirë të jenë të gjuajtura nga arma e tij”, tha avokati helen. Ai shton se ekspertiza fionale për Kacifas nuk do të dalë për së paku edhe një vit.

Duhet të theksohet se rreth dy javë më parë, për shkak të shëndetit, dha dorëheqjen Prokurori shqiptar i Krimeve të Rënda, Niazi Seferi, i cili kishte marrë përsipër çështjen e Konstantin Kacifa. Sipas z. Navridis, ai është prokurori i dytë shqiptar që merr përsipër çështjen Kacifa dhe dha dorëheqjen.

Ndërkohë, pasditen e së enjtes, 10 tetor, policia shqiptare ndaloi ndërtimin e një kishe të vogël të ngritur nga familja e Kostandin Kacifas, në një pikë kur mërgimtari u vra nga një zjarr i forcave speciale të policisë. Z. Nauridis e sheh argumentin e policisë shqiptare si një pretekst, pasi ai argumenton se të gjitha ndërtimet janë ligjërisht arbitrare në Shqipëri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb