Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Trump, ai i ka thënë se “Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti në një prononcim për RTK, po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadoren e SHBA-së në OKB, ishte një ndiejnë e fuqishme me mbështetje për Kosovë, ku u shpreh qartë se administrata Trump mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejt për në NATO

Presidenti Thaçi, po ashtu pohoi se SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve.

“SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi presidenti Thaçi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: